Saturday, 2024-04-20, 9:06 AM | Welcome Guest

Argetohu

28-29 Nentor

      

28 NETORI DITA E FLAMURIT


Në dhjetë vjetëshin e parë te shek. XX. shqiptarët organizuan kryengritje të
shumta, duke përfshirë qytete të ndryshme, pra edhe Preshevën. Edhe
përkundër rrethanave të ndërlikuara ndërkombëtare, luftën për çlirim
dhe pavarësi populli shqiptar nuk e ndali. Hasan Prishtina, deputeti i
Kosovës në dhomën e deputetëve në Parlamentin osman më 11 janar 1912,
bëri një diskutim të fuqishëm në favor të çështjes kombëtare shqiptare.
Nga ky diskutim, lindi takimi në lagjën Taksim, i deputetëve shqiptarë,
që paraqet marrëveshjen se “për Shqipërin nuk ka tjetër mjet vetëm të
fitojë me një kryengritje të përgjithëshme”.

Në këtë mbledhje, si e quajti Hasan Prishtina “Komplot i Taksimit”, rol
vendimtarë luajtën dy figura të shquara të Kombit, Ismajl Qemali dhe
Hasan Prishtina. Nga marrëveshja e Taksimit, me punën e patriotëve
shqiptarë, në trojet shqiptare dolën besëlidhjet e krahinave, si e
Lezhës, Bregut te Matit, Dibrës e tjera, deri te Kuvendi i Junikut
(21-25 maj 1912).

Me inisiativën e Hasan Prishitnës aprovohet programi i kryengritjes e
që parashihej 1. Caktimi i kufijëve, 2. Krijimi i një administrate
shqiptare, 3. Ngritja e flamurit kombëtarë, 4. Njohja e gjuhës shqipe
si gjuhë zyrtare, 5. Në Shqipëri të sundojë guvernori shqiptare i
zgjedhur nga përfaqësuesit e popullit, etj. Si dhe për zbatimin e
këtyre kërkesave të jenë garantues fuqitë e mëdha. Këto kërkesa, de
facto, ishin për pavarësinë e Shqipërisë. Mirëpo ato nuk u aprovuan nga
Porta e Lartë e Stambollit, prandaj kryengritja e përgjithshme
shqiptare vazhdoi në të gjitha trojet shqiptare.

Aleanca e shteteve ballkanike që u krijua dhe u zgjerua gjatë periudhës
mars-shtator 1912 në lidhje me Perandorinë Osmane, kishte karakter
çlirimtar, por në krahasim me trojet shqiptare kishte karakter
pushtues- grabitqar. Secili fqi ballkanik, kishte bërë planet që të
shkëpuste nga një pjesë të Shqipërisë. Pas mobilizimit të ushtrisë të
Aleancës Ballkanike në fund të shtatorit edhe Porta e Lartë e mobilizoi
ushtrine e vet. Më 8 tetor 1912, Mali i zi i pari shpalli luftë
Turqisë, më 17 tetor Serbia dhe Bullgaria, ndërsa një ditë me vonë edhe
Greqia.

Kështu filloi Lufta e Parë Ballkanike, ndërsa për shqiptarët filloi një
nga periudhat më të vështira të historisë. Pjesa lindore e Vilajetit të
Kosovës (Presheva, Bujanoci si dhe viset tjera) u detyruan t`i lënë
vatrat e tyre shekullore nga depërtimi i ushtrisë serbe. Përzënia nga
Sanxhaku i Nishit kishte mbjellur frikë tek shqiptarët me masakrat e
egra. Prandaj pjesa dërmuese e tyre u vendos në Shkup e rrethinë, ku
qëndroi disa javë. Pas “qetësisë” së krijuar, ata u kthyen në shtëpitë
e tyre, por pyetja ishte çka gjetën nga pasuritë e tyre dhe si e kaluan
dimrin. Njerëzit me bindje se nuk do të ndodhë asgjë me ta , pësuan
humbje njerëzish, djegje të shtëpive, plaçkitje të pasurive, e shumë
çka tjetër.

Kur në rrethanat diplomatike dhe shtypin evropian filloi të flitet për
nevojën e ndryshimeve territoriale në Ballkan, patriotët shqiptarë
vendosën që të marrin një veprim të ri politik, qëllimi i të cilit
ishte të ruhej tërësia e tokave shqiptare dhe të mblidhej një kuvend
kombëtarë që do të vendoste për fatin e saj. Inisiativën për këtë
veprim të ri e morën Ismajl Qemali e Luigj Gurakuqi.

Kuvendi i Vlorës

Duke mos marrë parasyshë rrethanat, se edhe në mos arrinin të gjithë
përfaqësuesit e krahinave të ndryshme shqiptare, më 28 nëntorë 1912, në
orën 14.30, u hap Kuvendi Kombëtarë i Vlorës, në të cilin morën pjesë
përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullit shqiptarë. Në seancën
e parë të këtij Kuvendi, fjalën hyrëse e paraqiti Ismajl Qemali në të
cilën e paraqiti gjendjen e Shqipërisë dhe i përcaktoi masat e ngutshme
që duhej të ndërrmerren. Shqiptarët tha ai, nuk harruan as gjuhën e as
kombësinë e tyre dhe prova më e mirë janë përpjekjet dhe kryengritjet
që bënë pa ndërprerë, e sidomos në katër vitet e fundit për të ruajtur
të drejtat dhe zakonet e tyre. Në vazhdim, ai tha se: populli na
zgjodhi dhe na dërgoi në këtë tubim historik që të ndërmerret shpëtimin
e atdheut, e shpëtimi i vetëm është liria. Prandaj, duke mbështetur mbi
dëshirat e shenjëta dhe me vullnetin e patundur të gjithë popullit, dhe
me përfaqësuesit e tij e shpallim Shqipërin të mëvetësuar, të lirë dhe
të pavarur.

Në vazhdimin e punës së Kuvendit të Vlorës, më 4 dhjetor 1912, u bë
zgjedhja e plotë e qeverisë, ku bënin pjesë: Ismajl Qemali,
kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme, Dom Nikollë Kaçori,
nënkryetar, Myfit Bej Libhova, ministër i i punëve të brenshmë, Abdi
Bej Toptani, ministër i finansave, Mehmet Pashë Dërralla, ministër i
mbrojtjes kombëtare, Petro Poga, ministër i arsimit, Mit`hat Frashëri,
ministër i punëve botërore, Pandeli Cale, ministër i PTT-së.

Në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë nuk morën pjesë: Hasan Prishtina,
Idriz Seferi, Nexhip Draga, Sahit Hoxha, e të tjerë përshkak se u
internuan në burgun e Kalasë së Beogradit (në Kalemegdan) dhe u mbajtën
deri në prill të vitit 1913.

Shpallja e Pavarësis së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të
rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Ajo shënoi jo vetëm çlirimin
nga zgjedhja shumëshekullore turke-osmane, por iu dha grusht vendimtarë
pretendimeve territoriale të shteteve fqinje, edhe pse fatëkeqsishtë
nga ajo ditë e deri më sot më se gjysma e trojeve shqiptare mbetën
jashtë kufirit të shtetit.
Login form
News calendar
«  April 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930
Search
Site friends
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 134
Tag Board