Friday, 2025-07-04, 1:01 AM | Welcome Guest

Argetohu

Main » 2008 » October » 30 » Vizioni i Nokias për të ardhmen
Vizioni i Nokias për të ardhmen
5:28 PM
Vizioni i Nokias për të ardhmen

Nokia Morph është prezantim i vizionit të telefonave celularë, ashtu
si i sheh aktualisht prodhuesi më i madh i tyre në botë. Problemi është
vetëm se konceptet shkencore e fantastike të Nokias pothuajse asnjëherë
nuk arrijnë të dalin në treg.
Edhe pse ky vizion i Nokias për të ardhmen e telefonave celularë është
shumë interesant, prodhimi i një telefoni të tillë, për fat të keq,
ende nuk është i mundur sepse mbështetet tepër në teknologjitë të cilat
nuk janë të zhvilluara sa duhet, apo që ende janë në fushën e teorisë.

Morph si i tillë është rezultat i bashkëpunimit në mes të hulumtuesve
të Nokias dhe njerëzve të mençur nga Universiteti Cambridge, derisa
materialet nga të cilat do të punohej do të duhej të mundësonin
formësimin e tij në bazë të nevojave të shfrytëzuesve.


Megjithatë, materialet e tilla priten tek në të ardhmen, kur të
përparojë nano-teknologjia, mirëpo elementet nano-teknologjike do të
mund t’i shihnim në telefona celularë gjatë shtatë viteve të ardhshme,
por jo edhe diçka afër një koncepti të këtillë.
Views: 6111 | Added by: Jozefin | Rating: 0.0/0 |
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Login form
News calendar
«  October 2008  »
Su Mo Tu We Th Fr Sa
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031
Search
Site friends
Statistics
Our poll
Rate my site
Total of answers: 134
Tag Board