Main » 2008 » October » 30
LG paralajmëron celular të ri

Gjatë javës së ardhshme në Barcelonë mbahet Kongresi botëror GSM Mobile, kështu që mund të presim shumë celularë të rinj. LG-ja e ka hapur sezonin duke paralajmëruar pajisjen e saj të re LG-KF510. KF510 është telefon modern celular, i cili ka në shënjestër shfrytëzuesit të cilët preferojnë celularë të dizajnuar në formë të hollë. Është më i hollë se 11 milimetra dhe vjen me mekanizëm rrëshqitës.
Është i përpunuar nga metali dhe qelqi. Elementi qendror i dizajnit është ndryshimi gradual i ngjyrës në maskë. Pajisja vjen në dy variante: Stardust ngjyrë hiri apo Sunset e kuqe.
...
Read more »
Views:
30806
|
Added by:
Jozefin
|
Date:
2008-10-30
|
|
Vizioni i Nokias për të ardhmen
 Nokia Morph është prezantim i vizionit të telefonave celularë, ashtu si i sheh aktualisht prodhuesi më i madh i tyre në botë. Problemi është vetëm se konceptet shkencore e fantastike të Nokias pothuajse asnjëherë nuk arrijnë të dalin në treg. Edhe pse ky vizion i Nokias për të ardhmen e telefonave celularë është shumë interesant, prodhimi i një telefoni të tillë, për fat të keq, ende nuk është i mundur sepse mbështetet tepër në teknologjitë të cilat nuk janë të zhvilluara sa duhet, apo që ende janë në fushën e teorisë.
Morph si i tillë është rezultat i bashkëpunimit në mes të hulumtuesve të Nokias dhe njerëzve të mençur nga Universiteti Cambridge, derisa materialet nga të cilat do të punohej do të duh
...
Read more »
Views:
6128
|
Added by:
Jozefin
|
Date:
2008-10-30
|
|
204 milionë dollarë për zhvillim të televizorëve OLED
 Sony ka paralajmëruar se do të shpenzojë 204 milionë dollarë për përshpejtimin e teknologjisë OLED. Kjo kompani japoneze ka thënë se dëshiron të zhvillojë teknologjinë për prodhimin e ekraneve të mesëm dhe të mëdhenj OLED. Edhe pse Sony veçmë me të madhe prodhon ekrane të vegjël, prodhimi i ekraneve të mëdha paraqet problem.
Mu për këtë Sony do të kërkojë një mënyrë për të përmirësuar rolin e vet në përpunimin e transistorëve të hollë dhe shtresës elektrolumishente të ekranit. Qëllimi i Sonyt është që të prodhojë ekrane më të mëdha deri në muajin mars të vitit 2010.
Në muajin ja
...
Read more »
Views:
3017
|
Added by:
Jozefin
|
Date:
2008-10-30
|
|
Microsoft futet në Hyundai e Kia
 Pas marrëveshjeve të nënshkruara vitin e kaluar me Ford e Fiat, në automjetet e të cilëve gjiganti softuerik instalon zgjidhjet e veta softuerike-harduerike, Microsoft ka nënshkruar marrëveshje edhe me konglomeratin Hyundai-Kia Automotive Group.
Me nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Microsoft e Hyundai-Kia Automotive Group është realizuar bashkëpunimi sipas së cilit të dy kompanitë do të punojnë së bashku në avancimin e sistemeve softuerike-harduerike të cilat integrohen në automjetet, që u mundësojnë vozitësve shfrytëzim të avancuar të celularit, audio sistemit dhe pajisjeve tjera të cilat mund të lidhen në mes veti. Marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim bazohet në platformën Auto të Microsoftit.
Produktet e para të cilat do të para
...
Read more »
Views:
2742
|
Added by:
Jozefin
|
Date:
2008-10-30
|
| |
|
News calendar |
---|
« October 2008 » |
Su |
Mo |
Tu |
We |
Th |
Fr |
Sa |
| | | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 | |
|